Drejtori i Policisë pas aksidenteve fatale: Në parandalimin e tyre janë angazhuar të gjitha njësitet policore

Drejtori i Policisë pas aksidenteve fatale: Në parandalimin e tyre janë angazhuar të gjitha njësitet policore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka shprehur ngushëllime të gjithë personave që kanë humbur familjarët e tyre në aksidente trafiku. Mehmeti në një konferencë për media tha se në rritjen e aksidenteve në trafik ka ndikuar periudha pas mbylljes për shkak të pandemisë COVID-19 teksa tha se kjo rritje nuk po […]

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka shprehur ngushëllime të gjithë personave që kanë humbur familjarët e tyre në aksidente trafiku.

Mehmeti në një konferencë për media tha se në rritjen e aksidenteve në trafik ka ndikuar periudha pas mbylljes për shkak të pandemisë COVID-19 teksa tha se kjo rritje nuk po ndodh vetëm në Kosovë por edhe në vende tjera..

“E kemi një situatë të papranueshme dhe një situatë që është e keqe. Ka qenë një javë shumë e rëndë ku brenda një dite i kemi humbur katër anëtarët e një familje”.

“Pas një analize të Policisë së Kosovës t’i shohim shkaktarët dhe cilat janë arsyet që kemi një rritje të aksidenteve të trafikut teksa ka disa vjet që në Kosovë po përballemi me një fluks të madh të aksidenteve të trafikut e që po janë edhe shkaktare të humbjes se jetës së qytetarëve”.

“Studimet e bëra kanë treguar se periudha pas “lock down” ka pasur rritje të numrit të aksidenteve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera. Mirëpo periudha pas mbylljes ka ndikuar që ka edhe rritje të rasteve të dhunës, qofte të vrasjes, qoftë dhunimit. Vozitja agresive ka ndikuar në rritjen e aksidenteve”.

Mehmeti bëri të ditur se për të parandaluar aksidentet në dy operacione kanë angazhuar të gjitha njësitet e Policisë së Kosovës.

“Aktualisht Policia e Kosovës është me dy operacione aktive ku njëri operacion ka të bëjë me kyçjen e të gjitha mjeteve të motorizuara posaçërisht motoçikletave të cilat dhe gjatë javës së kaluar i kemi konfiskuar mbi 1200 skutera nëpër qytetet e Kosovës”.

“Ndërsa në aspektin e përgjithshëm është një operacion në të gjithë Kosovën i cili ka nisur nga java e fundit e muajit maj dhe në këtë operacion janë të kyçura të gjitha njësitet e trafikut të kombinuara edhe me njësitet e reagimit të shpejt me qëllim të parandalimit dhe të mos kemi raste ku tre ose katër persona e humbin jetën në trafik janë kyçur edhe njësia speciale”, u shpreh Mehmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?