Dita e Gjykimit për Mladiqin me rëndësi të madhe për Kosovën: Gjyqtarja kryesore fjalë të mira për të

“Kasapi i Bosnjes”, komandanti serb i Bosnjes Ratko Mladiq do të dalë sot në ditën e fundit të gjykimit ku do të dëgjojë verdiktin e apelit të tij n ëgjykimin për gjenocid, krime lufte dhe krime kudnër njerëzimit. Në vitin 2017 atij iu dha dënimi me burgim të përjetshëm por të cilin vendosi ta apelonte. […]
Në vitin 2017 atij iu dha dënimi me burgim të përjetshëm por të cilin vendosi ta apelonte.
Kjo ditë gjykimi ka rëndësi edhe për Kosovën që ka vendosur të përgatis padi për gjenocid ndaj Kosovës.
Prokurori i OKB-së, Serge Brammertz ka vendosur që një akuzë shtesë të vendoset në listën e dëniemve, ajo për gjenocid. Ky do të jetë gjykimi përfundimtar i rastit, pa mundësi shtesë për apelim, raporton Periskopi.
Nënat e më shumë se 8 mijë burrave dje djemve të vrarë në aktin më mizor të gjakderdhjes në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Btorëre pritet të mblidhen jashtë sallës së gjyqit para se të jepet verdikti.
Se çka pritet të ndodh gjatë kësaj seance nuk dihet por nuk besohet se Mladiq mund të lihet në liri. Për një gjë të tillë do të duheshin tre gjyqtarë që të vendosnin ta lironin nga të gjitha akuzat.
Por, gjyqtarja kryesore e rastit, Prisca Matimba Nyambe nga Zambia, kishte dhënë një opinion tmerrues në vitin 2012 në dënimin e Zdravko Tolimirit, njërit prej shtatë asistentëve të Mladiqit që i kishte raportuar atij duke i cilësuar provat kundër tij si “rrethanore”.
Po ashtu, ajo e kishte përshkruar sjelljen e Mladiqit ndaj boshnjakëve myslimanë si “të këndshme” dhe jo kërcënuese në kohën kur kishte ndodhur “evakuimi” i popullsive civile.
“Që disa njerëz të ndihen të intimiduar nga ai në këto takime, për mua, nuk është e befasishme marrë parasysh që Mladiqi ishte gjeneral i mirë-njohur me prezencë të fortë në situata të pasigurisë së madhe,” kishte shkruar ajo.
Në rast se Mladiqi nuk dënohet edhe për gjenocid gjatë ditës së sotme, gjasat e Kosovës që ta fitojë rastin në Gjykatën Ndërkombëtare pritet të zbehen shumë. /Periskopi












