Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit për famkeqen në kampusin e UP-së: Është tempulli ynë, s’kërkojmë leje për rite fetare

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit për famkeqen në kampusin e UP-së: Është tempulli ynë, s’kërkojmë leje për rite fetare

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit përmes një komunikate që uebfaqen e saj pretendon se objekti i papërfunduar në kampusin e Universitetit të Prishtinës i takon Kishës Ortodokse Serbe dhe jo UP-së. Sipas kësaj komunikate, Kisha Ortodokse Serbe nuk është e obliguar që të kërkojë leje për të kryer rite fetare në tempujt e saj, raporton […]

Peshkopi Teodosije i kësaj dioçeze mbajti liturgji në objektin e papërfunduar në kampusin e UP-së, e për këtë rit fetar askush nga institucionet shtetërore s’ka qenë në dijeni.

Sot në hyrjen e këtij objekti është parë mbishkrimi “Jezusi urren serbët” për të cilën edhe ka reaguar Dioçeza e që më pas është fshirë nga aktivistë të PSD-së për t’u zëvendësuar me mbishkrimin “Simboli i shovinizmit bëhet faltore; e bekoi Albin Kurti”.

Kjo Dioçezëpretendon se objekti “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” është në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe e regjistruar edhe në kadastër.

“Kisha e Krishtit Shpëtimtar është regjistruar në kadastër, Ajo është e vendosur në tokë që, sipas të dhënave kadastrale, mbahet në Kishën Ortodokse Serbe (siç dëshmohet nga fragmente të vlefshme kadastrale), dhe jo nga Universiteti i Prishtinës, i cili është përpjekur me këmbëngulje për ta hequr këtë tempull për vite me radhë dhe pa ndonjë bazë ligjore.

Tutje në reagim thuhet se Kisha Ortodokse Serbe sipas Ligjit nuk obligohet që të kërkojë leje për të zhvilluar ritet fetare.

“Nuk ka asnjë akt ligjërisht të vlefshëm që mohon të drejtat pronësore të Kishës Ortodokse Serbe mbi këtë kishë, as nuk e konsideron këtë objekt të paligjshëm, dhe për këtë arsye Kisha nuk është e detyruar me ligj të kërkojë ndonjë leje për të kryer rite fetare në pronën e saj. Shërbimi fetar në tempuj të papërfunduar është mjaft i zakonshëm në praktikën e Kishës sonë, sepse tempulli mbi themelet e shenjtëruara përfaqëson një vend të shenjtë”, thuhet tutje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?