Diaspora e Salvadorit të varfër çon gati 10 herë më shumë remitanca se diaspora jonë: Investohet në Bitkoina

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, po çon përpara me shpejtësi zotimin e tij për të adaptuar bitkoinët si monedhë të ligjshme, duke hapur kështu një pellg të ri gjeotermal që do të përdorte energjinë gjeotermale për të furnizuar me energji minierat e kriptovalutës. Të mërkurën, Bukele-ja shkroi në Twitter se kishte udhëzuar kompaninë e […]
Të mërkurën, Bukele-ja shkroi në Twitter se kishte udhëzuar kompaninë e energjisë gjeotermale nën pronësi të shtetit që të furnizonte minierat e bitkoinëve me “energji të lirë, të pasur e të ripërtëritshme nga vullkanet tona”.
“Kjo do të evoluojë shpejt!” – shtoi ai, përcjell Periskopi.
Dhe me të vërtetë, veç disa orë më pas, Bukele postoi në Twitter një video që tregonte pellgun e ri që veç ishte gërmuar, dhe që do të ofrojë 95 megavatë energji.
El Salvadori tashmë e ka adaptuar edhe ligjërisht bitkoinin që do të përdoret për transaksione – duke u bërë i pari vend që e bën një gjë të tillë.
El Salvadori është një vend i varfër në Amerikën Qendrore me rreth 6.5 milionë banorë. Ky shtet ka braktisur monedhën e saj, kolonin, në vitin 2001 për ta zëvendësuar me dollarin amerikan. Kjo ka bërë që remitancat nga diaspora të jenë më të lehta, duke e bërë ekonominë më të lëndueshme nga presioni amerikan, sanksionet apo luhatjet financiare matanë kontrollit qeveritar.
Paratë që diaspora salvadorane dërgon në El Salvador vitin e kaluar shkuan në gati 6 miliardë dollarë, dhe përbëjnë rreth 30 për qind të ekonomisë së këtij vendi. Diaspora kosovare ndoshta do t’ia kishte zili pasi vitin e kaluar kishte dërguar 800 milionë euro në remitanca. /Periskopi












