Dialogu në Bruksel: Daçiq thotë se Serbia është në presion të paparë, fton Vuçiqin në Kuvend

Raundi i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës tashmë ka një datë zyrtare: 15 qershorin. Dhe, saktësisht një javë më pas kryekuvendari i Serbisë Ivica Daçiq ka lajmëruar opinionin serb se do të thirret në interpelancë presidenti Aleksandër Vuçiq. Në këtë seancë parlamentare Vuçiq do të flas para 250 deputetëve serbë në lidhje me […]
Në këtë seancë parlamentare Vuçiq do të flas para 250 deputetëve serbë në lidhje me diskutimet që do të bëj në Bruksel më 15 qershor me kryeministrin kosovar Albin Kurti.
“Ne e kemi diskutuar mundësinë e mbajtjes së një seance parlamentare [për dialogun] edhe muaj më parë, por çështja është aktuale tash për shkak të presionit të koordinuar ndaj Vuçiqit dhe vendit tonë që të ndërmerren hapa të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës,” – u shpreh ai për Tanjug, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se dje iu konfirmua vendimi me burgim të përjetshëm ish komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiqit për krime lufte dhe gjenocid.
Kryeministri Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar padi ndaj Serbisë por edhe ka mohuar çdo mundësi që të themelohet asociacion një-etnik në vendin tonë. /Periskopi












