Detaje për takimin Putin-Biden, “Zvicra duket si në gjendje lufte nga forcat e mëdha të sigurisë”

Detaje për takimin Putin-Biden, “Zvicra duket si në gjendje lufte nga forcat e mëdha të sigurisë”

Mefail Maliqi, kryeredaktor i gazetës Le Canton27.ch, foli për masat e sigurisë që janë ndërmarrë në Gjenevë për takimin që do mbahet të mërkurën mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin. Në Klan Kosova ai e ka cilësuar si atmosferë të tensionuar, meqë Zvicra ka angazhuar tremijë forca ushtarake e policore, përfshirë marina dhe snajperistë, […]

Në Klan Kosova ai e ka cilësuar si atmosferë të tensionuar, meqë Zvicra ka angazhuar tremijë forca ushtarake e policore, përfshirë marina dhe snajperistë, për t’u siguruar që takimi të shkojë më së miri.

“Masat e sigurisë janë të rrepta. Për herë të parë dy homologët po ulen në një tavolinë të përbashkët, dhe duke e ditur që situata mes tyre është e tendosur meqë dihet se vitin e kaluar Biden i ka thënë Putinit ‘vrasës’, kjo po përcillet me një vështrim shumë interesant nga mediat botërore. Është vendosur që takimi mes Uashingtonit dhe Moskës të mbahet këtu meqë Zvicra është vend neutral, si ndërmjetësuese mes të dyja shteteve. Villa La Grange, ku do mbahet takimi, është e rrethuar me tela e gjemba përreth 25 kilometra. Siguria është në nivel të lartë. Forcat e sigurisë janë të armatosur deri në dhëmbe dhe suket sikur gjendje lufte, sidomos rreth kështjellës”.

“Ata nuk i përjashtojnë edhe rreziqet, meqë ka edhe armiq që nuk ia duan të mirën asnjërës palë”.

Maliqi po ashtu u shpreh se beson që bota do të ndryshojë për të mirë pas këtij takimi, sepse siç tha, qëllimi është që bota të normalizohet dhe të zgjidhen krizat e problemet me të cilat që ballafaqohet vitet e fundit, dhe se shpreson që temë e bisedimi të tyre të jetë edhe çështja e Ballkanit, sidomos dialogu Kosovë-Serbi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?