Der Spiegel: Kjo pritet të jetë ambasadorja e ShBA-së në Gjermani

Der Spiegel: Kjo pritet të jetë ambasadorja e ShBA-së në Gjermani

Amy Gutmann është një ndër shkencëtarët më të njohura të politikës në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediumit gjerman, Der Spiegel, ajo do të emërohet ambasadore e ShBA-së në Gjermani. Detyrë e saj është që t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga paraardhësi. Vajza e një babai hebre që kishte ikur nga Gjermania naziste, Gutmann pritet të […]

Vajza e një babai hebre që kishte ikur nga Gjermania naziste, Gutmann pritet të jetë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Gjermani. Sipas informatave që Der Spiegel ka siguruar nga qarqet e qeverisë amerikane, Joe Biden do ta propozojë Gutmann-in për ambasadore. Ajo tash për tash është rektore e Universitetit të Pensilvanisë.

Gutmann duhet të konfirmohet në post edhe nga Senati. Ajo do të ishte gruaja e parë që shërben si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Me këtë vendim, Bideni dëshiron të dërgojë një sinjal politik dhe gjithashtu ta distancojë veten nga paraardhësi Donald Trump, i cili me Richard Grenellin kishte dërguar një figurë kontroverse në Berlin. Ai e mori vëmendjen në Berlin kryesisht përmes intervistave provokuese dhe e la postin para kohës që të shërbente në sektorin e inteligjencës në Uashington.

Gutmann ka biografi pa të meta si shkencëtare. Ajo ka studiuar në “London School of Economics” dhe më 1976 u doktorua në Universitetin e Harvardit. Që nga viti 2004, ajo është rektore e Universitetit të Pensilvanisë.

Në vitin 2009, ish-presidenti Barack Obama e kishte emëruar Gutmann-in si kryetare të komisionit qeveritar për bioetikën.

Në Berlin, atë e presin çështje të ndjeshme politike. Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar shkaku i mosmarrëveshjes rreth gazsjellësit rus, “Nord Stream 2”, të cilin qeveria amerikane e kundërshton. As vizita e kryediplomatit amerikan, Antony Blinken, javën e kaluar në Berlin nuk solli zgjidhje për këtë mosmarrëveshje.

Gutmann gjithashtu do të jetë e zënë duke i rregulluar pengesat e lëna nga paraardhësi Grenell. Mbi të gjitha, ai e shfrytëzoi postin për të bërë emër për vete si kritik i qeverisë federale dhe veçanërisht e sulmoi politikën e Merkelit rreth refugjatëve.

Babai i Gutmann-it ishte lindur në Bavari dhe si student i kishte dërguar fëmijët e prindërit në Indi për të ikur nga Gjermania naziste. Ai më vonë u vendos në Shtetet e Bashkuara. “Është e vërtetë se e tërë familja ime do të shfarosej, nëse babai im nuk do ta bënte atë që e ka bërë”, kishte deklaruar Amy në një intervistë në vitin 2013.

Me nismën e saj, në Universitetin e Pensilvanisë është themeluar një ndër arkivat më të mëdhenj për Holokaustin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?