Deputeti i VV-së paralajmëron shkarkimin e Bordit të RTK-së: Game over

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, i cili është anëtar në Komisionin për Buxhet të RTK-së, ka thënë se ky Komision ka rekomanduar shkarkimin e bordit të RTK-së. “Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së Game Over!”, shkruan ai, përcjell Periskopi. Kujtojmë se drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka shkruar sot se kryetari i […]
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, i cili është anëtar në Komisionin për Buxhet të RTK-së, ka thënë se ky Komision ka rekomanduar shkarkimin e bordit të RTK-së.
“Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së
Game Over!”, shkruan ai, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka shkruar sot se kryetari i këtij Komisioni njëherit deputeti Armend Muja, ia ka pamundësuar qëllimisht raportimin në Komision.
Ai ka thënë se vet Armend Muja është njëri nga borxhlinjtë e RTK-së. /Periskopi/












