Deliu kërkon mbështetjen e opozitës: I kemi nënshkrimet për ta çuar shkarkimin e Dakës në Kushtetuese

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra sot gjatë seancës së Kuvendit ka ngritur çështjen e shkarkimit të kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, duke thënë se kjo u bë me tendencë nga presidentja Vjosa Osmani, me direktiva të kryeministrit Albin Kurti, transmeton Periskopi. Deliu ka treguar se PDK i ka gjitha nënshkrimet për ta çuar këtë vendim […]
Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra sot gjatë seancës së Kuvendit ka ngritur çështjen e shkarkimit të kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, duke thënë se kjo u bë me tendencë nga presidentja Vjosa Osmani, me direktiva të kryeministrit Albin Kurti, transmeton Periskopi.
Deliu ka treguar se PDK i ka gjitha nënshkrimet për ta çuar këtë vendim në Gjykatën Kuahtetuese.
‘PDK i a gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimin e Osmanit ta cojë në gjykatë special. Prandaj PDK fton të gjithë grupet parlamentare që t’i bashkohen kësaj iniciative për ta ruajtur Kushtetutën e vendit’’, tha ajo.PERISKOPI/












