Daut Haradinaj në Shoqatën e Invalidëve të Prishtinës: Vlerat tona janë të shenjta

Kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së, dega në Prishtinë. Ai tha se çdo problem që ka kjo Shoqatë do të bëjmë çmos që të trajtohen në të ardhmen. “Një bashkëbisedim i ngrohtë me Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së, dega në Prishtinë, […]
Kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së, dega në Prishtinë.
Ai tha se çdo problem që ka kjo Shoqatë do të bëjmë çmos që të trajtohen në të ardhmen.
“Një bashkëbisedim i ngrohtë me Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së, dega në Prishtinë, ku dëgjova hallet dhe shqetësimet e tyre.
Kryetari i kësaj shoqate z. Sylë Vitia shpalosi në detaje shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen kolegët e tij.
U zotuam bashkërisht se do të bëjmë çmos që të trajtohen këto probleme në të ardhmen.
Vlerat tona janë të shenjta, dhe si të tilla meritojnë respekt”, ka shkruar Haradinaj.












