Dardan Gashi alarmon opinionin për Kishën në UP: Ekziston një dry, me dy çelësa – njërin e ka Liburni

Dardan Gashi alarmon opinionin për Kishën në UP: Ekziston një dry, me dy çelësa – njërin e ka Liburni

Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën e papërfunduar të Kampusit Universitar të Prishtinës. Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore. Ish-ministri i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka treguar për Periskopin një marrëveshje për mbajtjen mbyllur […]

Ish-ministri Dardan Gashi ka sqaruar kompetencat e ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe mirëmbajtjes së Kishës Ortodokse, ku përmes një marrëveshjeje të vitit 2013, ndërmjet ministrisë përkatëse, Kishës Ortodokse, zyrës së BE’së në Kosovë, ambasadës britanike dhe asaj amerikane, dyert e Kishës ishin mbyllur me çelës dhe brenda saj nuk do të mund të hyhej pa miratimin e palëve.

‘’Në vitin 2013, kur kam qenë ministër, bashkëkryesues sa i përket kësaj kishe, kur kanë ndodh disa incidente, kemi marrë vendim që të mbyllet dhe të vihen çelësat. Një çelës i takon ministrisë dhe një çelës i takon Kishës Ortodokse dhe që asnjë aktivitet të mos merret pa dakordimin e dy palëve për të mos pasë provokime. Nëse sot ka ndodh kjo liturgji, në një kishë që nuk është e dedikume si kishë e institucioneve të Kosovës, natyrisht që ky është një lëshim i madh i institucioneve të Kosovës dhe një provokim njëkohësisht i Kishës Ortodokse Serbe’’, ka thënë Gashi për Periskopin.

Tutje Gashi ngreh dyshimin që ose është thyer dryni i Kishës ose ky është lëshim i vet ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

‘’Përgjegjësia duhet të kërkohet nga ministri aktual sepse ka leju një gjë të tillë dhe a ia ka dhënë ministria çelësin apo e ka thy Kisha në mënyrë ilegale drynin. Kjo duhet të sqarohet. Pra është marrëveshje e nënshkruar në atë kohë. Njëra palë s’ka mujt me hy pa tjetrën. Nëse dje ka shku njëra palë, ose është shkelje, ose lëshim nga insitucionet dhe mu më duket që është lëshim dhe provokim i Kishës. Duhet pasë përgjegjësi nga insitucionet dhe ato të reagojnë’’, thekson ai.

Gashi po ashtu befasohet pse ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e vendit.

Gjatë ditës, për Periskopin është deklaruar edhe historiani Qazim Namani , i cili tregoi edhe çka duhet të bëhet në këtë drejtim.

Ndërkohë, organizata Demokracia Studentore theksoi se po të kishin njohuri rreth kësaj liturgjie, do e parandalonin me protesta. Ata paralajmëruan edhe peticion kundër funksionalizimit të kësaj kishe problematike për shqiptarët e serbët./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?