Daka një ditë para paralajmërimit për shkarkim: Nuk do t’i dorëzohem presionit të VV-së

Periskopi sot ka raportuar për herë të parë (e më pas edhe media të tjera kosovare) se si presidentja Osmani ka zhvilluar një takim me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë takim, Dakës i është kërkuar të jap dorëheqje nga pozita, kërkesë të cilën e ka refuzuar, shkruan Periskopi. Daka që nuk e ka […]
Në këtë takim, Dakës i është kërkuar të jap dorëheqje nga pozita, kërkesë të cilën e ka refuzuar, shkruan Periskopi.
Daka që nuk e ka pranuar dorëheqjen, veç një ditë më parë kishte folur për një presion që tha se po iu bëhet nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.
Ajo ka thënë se nuk do t’i dorëzohet presionit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.
“Në fakt ata kanë problem me mua, jo unë me ata…Jo, sepse konsideroj që unë vetëm jam duke e kryer punën time ashtu siç kërkon Kushtetuta dhe ligji për zgjedhje dhe natyrisht që po të kishte ndonjë shkelje eventuale nga unë me siguri që të gjithë do të reagonin, e jo vetëm një subjekt i caktuar”, thotë ajo.












