Daka konfirmon raportimin e djeshëm të Periskopit: U takova me Osmanin, më tha dorëhiqu me mirënjohje, ja çka i thash

Kryetarja e shkarkuar e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar atë që dje raportoi Periskopi për herë të parë, se kishte ndodhur një takim mes saj dhe presidentes Osmani, ku kjo e fundit i kishte kërkuar të jap dorëheqje të përcjellur me mirënjohje. “Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë një takim ku ajo ka kërkuar […]
Kryetarja e shkarkuar e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar atë që dje raportoi Periskopi për herë të parë, se kishte ndodhur një takim mes saj dhe presidentes Osmani, ku kjo e fundit i kishte kërkuar të jap dorëheqje të përcjellur me mirënjohje.
“Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë një takim ku ajo ka kërkuar dorëheqje dhe në këmbim të pranoj falënderime publike si dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen. Asaj i kam thënë se unë kam përmbushur detyrat e mia në KQZ në përputhje me ligjet në fuqi., Natyrisht se kjo ishte gjuhë dhe sjellje e papranueshme për mua nga ana e Presidentes së Kosovës”, ka thënë Daka, përcjell Periskopi.
Ajo ka kujtuar konferencën e Osmanit në janar 2021, ku kishte kërcënuar KQZ-në.
“Kërcënimet e Osmanit kanë nisur në janar 2021 në kohën kur unë si kryetare dhe shumica e anëtarëve të KQZ përkundër presionit të madh, ishim në linjë me ligjin për të mos lejuar kandidimin e personave me precedent penal në tri vitet e fundit”, ka thënë Daka./Periskopi/












