Çollaku: Urdhri ekzekutiv i Biden ndihmon në luftimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Çollaku: Urdhri ekzekutiv i Biden ndihmon në luftimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Opinionisti, Bekim Çollaku, ka thënë se urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden që doli dje, përmes të cilit i pezullohet hyrja personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit në këto vende. “Po flasim për një urdhër ekzekutiv dhe jo listën konkrektisht e cila […]

Opinionisti, Bekim Çollaku, ka thënë se urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden që doli dje, përmes të cilit i pezullohet hyrja personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit në këto vende.

“Po flasim për një urdhër ekzekutiv dhe jo listën konkrektisht e cila përmban emrat e personave që iu ndalohet hyrja në SHBA dhe iu konfiskohet pasuria, kurse urdhri ekzekutiv i lëshuar nga presidenti aktual Joe Biden është vazhdimësi e urdhrave ekzekutivë që janë në fuqi nga viti 2001. Risia e këtij urdhri ekzekutiv qëndron në faktin që gama e atyre që mund të konsiderohen si vepra korruptive, që minojnë demokracinë apo vepra që shkelin të drejtat elementare të njeriut kudo në Ballkanin Perëndimor duke cenuar sigurinë rajonale dhe integritetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet si kërcënim edhe për sigurinë e SHBA-së”.

“Në kontekst të kësaj duhet ta shikojmë si veprim tepër të rëndësishëm i cili do të ndihmojë shumë më tepër në luftimin e dukurive negative në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit, por në tërësi do t’i ndihmojë forcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ai, në Rubikon në Klan Kosova, deklaroi se ky urdhër ekzekutiv është vetëm rikonfirmim i politikës së jashtme të SHBA-së karshi Ballkanit Perëndimor.

“SHBA-të kanë investuar më së shumti në stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor dhe tani janë të vendosur që këtë sukses të arritur deri në këtë fazë ta ruajnë me çdo kusht dhe të gjithë ata që marrin guximin ta cenojnë nga cilido aspekt do të ballafaqohen me sanksione që specifikohen në këtë urdhër ekzekutiv”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?