Çka do të ndodhë sot në Kosovë

08:00 Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. (Shkollat në Kosovë) 09:30 Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Pranë Rektoratit të UP-së, Prishtinë) 10:00 Kuvendi mban seancë plenare. Kryeministri Albin Kurti raporton për dialogun me Serbinë. (Salla e seancave plenare) 10:00 Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e […]
08:00
Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. (Shkollat në Kosovë)
09:30
Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Pranë Rektoratit të UP-së, Prishtinë)
10:00
Kuvendi mban seancë plenare. Kryeministri Albin Kurti raporton për dialogun me Serbinë. (Salla e seancave plenare)
10:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në partneritet me Terre des hommes, mban punëtorinë për gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Departamenti për Politikë të Jashtme i LDK-së, organizon tryezë diskutimi me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, me David Philips. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie, flet për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si Ministre. (Objekti i MAShTI)
13:00
Komuna e Prizrenit hap ekspozitën “Salloni Pranveror i Artit” për nder të Festave të Qershorit. (Kino Europa, Prizren)
19:00
Mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës “Ibrahim Madhi” solist Kastriot Tusha. (Salla e Kino Lumbardhit, Prizren)












