Çfarë duhet të dini për variantin Delta?

Çfarë duhet të dini për variantin Delta?

Në Kosovë, më 29 qershor, autoritetet shëndetësore njoftuan se kanë regjistruar dy raste me variantin Delta të coronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët tashmë janë shëruar. Varianti Delta, që fillimisht është identifikuar në Indi në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në grupin e varianteve shqetësuese të sëmundjes […]

Varianti Delta, që fillimisht është identifikuar në Indi në tetorin e vitit 2020, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në grupin e varianteve shqetësuese të sëmundjes COVID-19. Aty bëjnë pjesë edhe varianti Alfa (i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe), Beta ( i identifikuar fillimisht në Afrikë të Jugut) dhe Gama (i identifikuar fillimisht në Brazil).

Variantet që bëjnë pjesë në këtë grup janë më ngjitëse, më vdekjeprurëse ose më rezistente ndaj vaksinave ekzistuese kundër COVID-19.

Delta mund të shtypet, por si?

Varianti Delta tashmë është përhapur në mbi 90 shtete të botës dhe OBSH-ja ka thënë se Delta po bëhet varianti dominues i coronavirusit në mbarë botën.

Shefja e shkencëtarëve në OBSH, Soumya Swaminathan, ka deklaruar më 18 qershor se studimet kanë sugjeruar se varianti Delta është rreth 60 për qind më i transmetueshëm se varianti Alfa, që konsiderohet si variant më ngjitës se varianti origjinal i COVID-19, që u përhap fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Varianti Delta tashmë është dominues në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shkencëtari kryesor për sëmundje ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, e ka cilësuar këtë variant si “kërcënimin kryesor” në përpjekjet e SHBA-së për ta mposhtur pandeminë COVID-19, shkruan Rel.

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik të Anglisë, që është agjencia kryesore britanike për shëndetësi, mbi 90 për qind e rasteve me COVID-19 janë me variantin Delta. Sipas kësaj agjencie, varianti Delta ka 64 për qind më shumë mundësi që të përhapet brenda familjeve, sesa varianti Alfa.

Ndërkaq, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë më 23 qershor, se pret që deri në fund të muajit gusht, varianti Delta të përbëjë 90 për qind të rasteve me COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian.

“Fatkeqësisht, të dhënat fillestare (të studimeve) tregojnë se (varianti Delta) mund të prekë njerëzit që kanë marrë dozën e parë të vaksinave ekzistuese. Ka shumë gjasa që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht në mesin e të rinjve, të cilët ende nuk janë në listë për t’u vaksinuar. Kjo gjë mund të rrisë rrezikun që njerëzit më të ndjeshëm të infektohen dhe të përjetojnë sëmundje të rëndë dhe vdekje, nëse nuk janë të vaksinuar plotësisht”, ka thënë ECDC-ja.

Edhe Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e kanë klasifikuar si variant shqetësues variantin Delta.

Për dallim nga varianti fillestar i koronavirusit, që karakterizohet me simptoma si temperaturë, dhembje muskujsh, probleme me frymëmarrje, humbje të shijes apo nuhatjes, personat që po preken nga varianti Delta, sipas ekspertëve, po përjetojnë kryesisht këto simptoma: dhembje të kokës e fytit dhe rrjedhje nga hunda.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?