Çerkezi porosi Albin Kurtit: Thuaj “bismilah” dhe mbështetju Zotit – mos e puth Tërnavën

Ish kandidati Sylejman Çerkezi ka bërë një interpretim mjaft të çuditshëm të projektit shtetëror serb dhe të raportit të Kosovës duke dhënë porosi edhe më të çuditshme. Me anë të një postimi jo aq të kuptueshëm në Facebook, Çerkezi ka shkruar se akademia, qeveria dhe kisha janë truri, trupi dhe respektivisht shpirti i Serbisë. Çerkezi […]
Me anë të një postimi jo aq të kuptueshëm në Facebook, Çerkezi ka shkruar se akademia, qeveria dhe kisha janë truri, trupi dhe respektivisht shpirti i Serbisë.
Çerkezi ka pyetur se ku është “kisha” në Kosovë derisa ka kritikuar edhe pasivizmin e Akademisë.
Ai i ka thënë Kurtit të thotë “bismilah” dhe të mbështetet te Zoti, përcjell Periskopi.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se është besimtar në zot por pa dhënë më shumë detaje në raport me çështjen.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Historikisht Serbia është mbështetur në tri shtylla të forta;
- Akademia, (truri i Serbisë)ku kanë bërë projektet për shtrirje, lufta, kuptim……
- Qeveria (trupi) si zbatuese e këtyre projekteve,
- Kisha (shpirti) si bekim i këtyre dy të parave, andaj edhe presidentët e saj para çdo pune të madhe ia puthin dorën kryesuesit shpirtëror.
Natyrshëm këto janë edhe komponentet që përbëjnë njeriun ose shoqëritë, pra; mendje, trup shpirt. Në rastin tonë ku e kemi akademinë dhe cilat janë mendimet e tyre për të ardhmen e këtij populli (?). Ku është “kisha”, aspekti shpirtëror se po ti themi xhami plas debati.
Kurse sa i përket qeverive, trupit dhe politikave ditorë jemi të parët. Neve trupi, udhëheq edhe mendjen edhe shpirtin ku do duhej të ishe e kundërta. Albin, bëj ‘Bismilah’ e mos ia puth dorën Naim Tërnavës se ashtu kështu nuk të lejon se ia ndalon feja (në kuptimin figurativ), mbështetju Zotit dhe kërko drejtësi.












