Borrell takohet me Bidenin pas ndërmjetësimit të takimit Kurti-Vuçiq: Thotë që mund të konsultohet me të

Negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës do të rinisin të martën në mëngjes në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian [BE], Josep Borrell, ka thënë që “nëse e sheh të nevojshme” do të konsultohet edhe me presidentin amerikan Joe Biden mbi rezultatin e këtyre bisedimeve. Një […]
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian [BE], Josep Borrell, ka thënë që “nëse e sheh të nevojshme” do të konsultohet edhe me presidentin amerikan Joe Biden mbi rezultatin e këtyre bisedimeve.
Një gjë e tillë është mësuar nga Tanjugu serb nga burimet prej Brukselit, transmeton Periskopi.
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon në orën 8 e 30 të mëngjesit të së martës më 15 qershor në takimin e parë të nivelit më të lartë politik.
Ky takim do të ndërmjetësohet nga Josep Borrell, i cili po gjatë asaj dite do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden po në Bruksel. /Periskopi












