Borell pas dënimit të Mlladiq: Mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve janë në kundërshtim me vlerat e BE-së

Borell pas dënimit të Mlladiq: Mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve janë në kundërshtim me vlerat e BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka deklaruar se dënimi i Ratko Mlladiq i jep fund një gjykimi kryesor në historinë e Evropës për krime lufte duke përfshirë gjenocidin që ndodhi në Bosnje. Ai theksoi se ky gjykim do të kontribuojë në shërimin e të gjithë atyre që vuajtën. “Gjykimi përfundimtar në rastin […]

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka deklaruar se dënimi i Ratko Mlladiq i jep fund një gjykimi kryesor në historinë e Evropës për krime lufte duke përfshirë gjenocidin që ndodhi në Bosnje.

Ai theksoi se ky gjykim do të kontribuojë në shërimin e të gjithë atyre që vuajtën.

“Gjykimi përfundimtar në rastin e Ratko Mladiq nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale (IRMCT) i jep fund një gjykimi kryesor në historinë e fundit të Evropës për krime lufte, përfshirë gjenocidin, i cili ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke kujtuar ata që humbën jetën, simpatitë tona më të thella janë me të dashurit e tyre dhe ata që mbijetuan. Ky gjykim do të kontribuojë në shërimin për të gjithë ata që vuajtën. BE pret që të gjithë aktorët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor të demonstrojnë bashkëpunim të plotë me gjykatat ndërkombëtare, të respektojnë vendimet e tyre dhe të pranojnë pavarësinë dhe paanësinë e tyre”, ka thënë Borell.

Tutje në deklaratën e Borell thuhet se mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve janë në kundërshtim me vlerat e BE-së.

“Mohimi i gjenocidit, revizionizmi dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës kundërshtojnë vlerat më themelore evropiane. Vendimi i sotëm është një mundësi për udhëheqësit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rajon, në funksion të fakteve, për të udhëhequr rrugën në nderimin e viktimave dhe për të promovuar një mjedis të favorshëm për pajtimin për të kapërcyer trashëgiminë e luftës dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme. Ky është një parakusht për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe thelbësor për rrugën e saj në BE. Është gjithashtu midis 14 përparësive kryesore të Opinionit të Komisionit mbi aplikimin e anëtarësimit të Bosnje dhe Herzegovinës në BE. Gjykatat ndërkombëtare dhe vendore në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet fqinje duhet të vazhdojnë misionin e tyre për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit dhe familjarëve të tyre. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka thënë Borrell.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?