Bislimi akuzon Dakën për zgjedhjet e 14 shkurtit: Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave nga Austria

Bislimi akuzon Dakën për zgjedhjet e 14 shkurtit: Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave nga Austria

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në Kosovë, pra shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Bislimi  tha se Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi sipas tij, në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që të mundohet […]

Bislimi  tha se Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi sipas tij, në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që të mundohet të ia kufizojë qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Një person të cilën e emëron presidenti, e shkarkon prapë presidenti, unë mendoj që është joserioze me thanë ‘ka pas të drejtë ose s’ka pas të drejtë’, pasi kjo është kompetencë ekskluzive e presidentes për me shkarku.

Në qoftë se shkoni në retrospektivë, Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që u mundu me ja kufizu qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka pas pjesëmarrje aktive në orkestrimin e manipulimeve në listën e kandidatëve të VV-së, në mënyrë që të krijojë konkluzion te qytetarët, largo numrin 1 nga liste, vendos numrin 2“, tha Bislimi në KTV.

Ai madje tha se Prokuroria ka hetuar për disa manipulimeve të votave nga Austria, për të cilat thotë se nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj.

“Do të thotë krejt ideja e saj ka qenë të krijohet një terren i përshtatshëm ku VV-ja nuk e arrin rezultatin e pritshëm. Ndërkaq roli i saj ka qenë balancues i forcave e jo të marrë anë. Po ta shihni pyetjen se si e ka formuluar, pyetjen që e ka dërguar në KPK-së, me pa që cilët persona duhet të largohen nga lista, shihet pak a shumë, orientimin edhe synimet e saj. Plus ka disa gjana që Prokuroria i ka hetuar pastaj me disa manipulime të votave nga Austria dhe mendoj që këto nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj”, shtoi ai.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetes së KQZ-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?