Biseda politike e Shpejtim Bulliqit me një 12 vjeçare: Komentuesja e dërgon kryetarin e Llapit në ‘Çakorr’

Biseda politike e Shpejtim Bulliqit me një 12 vjeçare: Komentuesja e dërgon kryetarin e Llapit në ‘Çakorr’

Tash e disa muaj, qytetarët e Podujevës po provojnë shijen e pushtetit të Shpejtim Bulliqit dhe Vetëvendosjes në komunën e tyre. Por, duket që ‘afërsia’ e Bulliqit me popullin llapjan nuk po vlerësohet sa duhet nga vetë ky popull. Bulliqi la pozitën e kryetarit të Komisionit qeveritar për Korrigjimin e Shenjimit të Kufirit me Malin […]

Bulliqi la pozitën e kryetarit të Komisionit qeveritar për Korrigjimin e Shenjimit të Kufirit me Malin e Zi për t’u bërë kryetar i Podujevës.

Ai la luftën e tij për Çakorrin, Zhlebin e Bjelluhën për të udhëhequr me komunën e tij ku dikur kishte qenë edhe drejtor komunal i Arsimit.

Së fundi, në një intervistë interesante, z. Bulliqi tregoi se si një vajzë e vogël 12 vjeçare e vlerësoi për modestinë e tij dhe mungesën e truprojeve.

“Ishim para ca dite në QKMF dhe mbasi mbaruam punë, një vajzë 12 vjeçare po më përshëndet dhe gjatë bisedës më tha “kryetar ku i ke truprojet?” I thashë: “S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur. S’kam nevojë me u ruajt prej qytetarëve të mi.”” – ka treguar z. Bulliqi.

Por, kjo  bisedë politike me një vajzë të vogël 12 vjeçare nuk është parë me shumë simpati nga lexuesit e Periskopit.

Njëra prej tyre në veçanti e ka potencuar qartë problemin e kësaj vetë-mburrjeje të z. Bulliqi duke përdorur komentet e një vajze të mitur:

“Mirë po tregon. Një fëmijë 12 vjeçare me ba biseda politike me kryetarin në vend se me bisedu për shkollë e me i dhanë këshilla si profesor për mësime – ti ke babisedë për politikë. Kjo nuk është mburrje por është mangësi. Me një fëmijë nuk flitet rreth truprojave, as rreth politikës. Kush të ka zgjedhë e kush jo.” – ka shkruar komentuesja.

Por, kishte edhe qindra komente të tjera të cilat nuk e përkrahnin një mburrje të tillë nga z. Bulliqi dhe që thonin se as kryetarët e tjerë të komunave në Kosovë nuk kishin truproje si dhe ishin zgjedhur nga qytetarët. /Periskopi 

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik