Biden shfuqizon ndalesën për TikTok në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndalesë është përcjellë me një mori sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk është zbatuar. Tani Departamenti amerikan për Tregti, do të rishikojë aplikacionet e dizajnuara dhe të zhvilluara nga ata që […]

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ndalesë është përcjellë me një mori sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk është zbatuar.

Tani Departamenti amerikan për Tregti, do të rishikojë aplikacionet e dizajnuara dhe të zhvilluara nga ata që “përfshihen në listën e kundërshtarëve të huaj” të SHBA-së, siç është Kina.

Biden ka thënë se do të ketë qasje të bazuar në fakte, për të kuptuar nëse këto aplikacione përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

TikTok nuk ka komentuar ende këtë vendim.

Trump pati nënshkruar urdhrin ekzekutiv për aplikacionin TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, më 2020.

Ai e pati përshkruar aplikacionin atëbotë, si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë ishte bërë një propozim që kompanitë Oracle dhe Walmart që merrnin të drejtat për menaxhim të TikTokut në SHBA.

Mirëpo ndërlikimet ligjore, dhe fakti që Trump është larguar nga pozita e presidentit, kanë nënkuptuar që as ndalesa dhe as përfshirja amerikane nuk janë jetësuar ndonjëherë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?