Biden nis vizitën e parë jashtë SHBA-së si president

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, këtë të mërkurë do të fillojë udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, ku do të takohet me partnerët evropianë dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Në këtë moment të pasigurisë globale, derisa bota ende po përballet me një pandemi që ndodh një herë gjatë një shekulli. Ky udhëtim […]
“Në këtë moment të pasigurisë globale, derisa bota ende po përballet me një pandemi që ndodh një herë gjatë një shekulli. Ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës për aleatët dhe partnerët, duke demonstruar kapacitetin e demokracive për të përmbushur sfidat dhe për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re “, ka thënë Biden për Washington Post.
Presidenti do të udhëtojë për në Britani të Madhe do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-ës, më pas do të shkojë në Bruksel do të marrë pjesë në një samit të NATO-së dhe më pas do të takohet me krerët e BE-së.
Biden është planifikuar gjithashtu të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ai po ashtu do të takohet edhe Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.












