Biden dhe Putin takohen në këtë vilë pitoreske

Biden dhe Putin takohen në këtë vilë pitoreske

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin takohen sot në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta. Të dyja palët kanë thënë se takimi në një vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të […]

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin takohen sot në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Të dyja palët kanë thënë se takimi në një vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopësht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Qyteti buzë liqenit, i njohur si udhëkryq i Luftës së Ftohtë dhe qendër e lirisë zviceriane, i paanshëm dhe humanitar, do të kthehet në qendër të vëmendjes botërore.

Kjo shënon herën e tretë që në Gjenevë mbahen bisedime mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë. I pari ishte një takim multilateral ku bënte pjesë Presidenti amerikan Dëight Eisenhoëer dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Khrushchev më 1955.

I dyti erdhi pas 30 vitesh kur Presidenti Ronald Reagan takoi Mikhail Gorbaçovin një takim i rëndësishëm që disa e shohin si fillimin e fundit të Bashkimit Sovietik.

Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të dikutojnë për orë të tëra.

Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane.

Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”.<

Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera.

Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuaraa”.

Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”.

Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:

Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?