Bekim Haxhiu kritikon MSH’në për mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit

Bekim Haxhiu kritikon MSH’në për mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kanë vizituar sot qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Me këtë rast, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, pati kritika për mosorganizim. Haxhiu, tha se në sallën “1 Tetori” kanë parë më shumë staf mjekësorë sesa vaksina. “Ishim bashkë për të parë […]

Me këtë rast, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, pati kritika për mosorganizim.

Haxhiu, tha se në sallën “1 Tetori” kanë parë më shumë staf mjekësorë sesa vaksina.

“Ishim bashkë për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Kosova është vendi i fundit në botë sa i përket vaksinimit. Falënderoj stafin për angazhimin. Sot pamë më shumë staf mjekësorë se sa vaksina. Pra një aspekt i mos organizimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë angazhim i shumë vullnetarëve dhe specializantëve të cilët janë duke punuar edhe pa kontrata, angazhimi i vullnetarëve, ekipeve të FSK-së pa asnjë mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Ai tha se është premtuar vaksinim masiv, por që janë vaksinuar vetëm 4 mijë qytetarë.

“Ka prej stafit shëndetësor që punojnë tani e 2 muaj pa pushim, as të shtunën e të dielën. Falënderim të veçantë të për stafin shëndetësor që po bëjnë përpjekje maksimale për të vaksinuar qytetarët mirëpo ka një mos organizim. Ka më shumë propagandë. Është premtuar vaksinim masiv por sot janë vaksinua vetëm 4000 qytetarë. Nuk morëm përgjigje se edhe sa vaksina ka në dispozicion por nga ato që janë shpenzuar kuptojmë që janë edhe 70 mijë doza e në anën tjetër pretendohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve”, shtoi ai.

Në anën tjetër, koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë më procesin e vaksinimit, duke bërë apel që qytetarët të aplikojnë për t’u vaksinuar.

“Ishte një nderë për gjithë ekipin menaxhues këtu që janë në sallën 1 tetori në planin për vaksinimin dhe zbatimin e tij. Siç u potencua gjendja faktike, është çdo gjë në vijën e duhur. Procesi i vaksinimit është duke vazhduar me qytetarët që kanë aplikuar në platformën E-Kosova. Bëjë apel që të gjithë qytetarët të aplikojnë dhe të vaksinohen. Shpresojmë që një proces i tillë të mos na stagnojë dhe me përkrahjen dhe mbështetjen që kemi nga të gjithë besoj që do ia dalim më së miri në procesin e vaksinimit të këtij vaksinimi në masë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?