Bekë Berisha dhe Dugolli i VV-së për një zyrtar të Shqipërisë: Thirre n’darkë

Bekë Berisha dhe Dugolli i VV-së për një zyrtar të Shqipërisë: Thirre n’darkë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është përplasur sot në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Çështja kishte të bëjë me kërkesën e Komisionerit për Informim në Shqipëri, për të raportuar në këtë Komision, shkruan Gazeta Express. “Puna e Komisionit sado që është e drejtë e […]

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është përplasur sot në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Çështja kishte të bëjë me kërkesën e Komisionerit për Informim në Shqipëri, për të raportuar në këtë Komision, shkruan Gazeta Express.

“Puna e Komisionit sado që është e drejtë e jotja me udhëheq sepse je kryetar i Komisionit, afekton gjithë Komisionin. Për me dal sa më të suksesshëm është mirë që të informohemi. Kam informacione që Komisioneri për Informim në Shqipëri ka bërë kërkesë për të raportuar në Komision. Nuk e di a e dinë anëtarët e tjerë”, ka thënë Dugolli.

Në ndërkohë, deputeti i AAK-së tregoi arsyet se pse nuk e ka trajtuar këtë kërkesë si kryetar Komisioni.

“Kjo kërkesa ishte në ditën e enjte dhe ne kishim seancë. E dyta këto takime bëhen me kërkesën tonë që i thërrasim agjencionet që i mbikëqyrim ne. Tjetra, kërkesa e tyre për me taku një agjencion që është i Shqipërisë dhe që ne nuk e mbikëqyrim nuk mu dok as normale. Kështu që ishin dy tri gjëra që e pamundësuan”, ka thënë ai.

Berisha akuzoi VV-në se e ka vendosur një anëtare të tyre në krye të Agjencisë për Privatësi dhe Informim në Kosovë.

“Nuk dua ta zgjas shumë sot, por kemi pasur debate për zgjedhjen e kësaj Komisioneres aty. Domethënë ne nuk kemi qenë as pjesë e përzgjedhjes. Ajo është përzgjedhur nga pesë anëtarët e juaj dhe Listës Serbe. E keni përjashtuar opozitën, i keni prishur praktikat. E keni prishur konsensusin dhe nuk mundesh ti që kur të vyejmë me na pas, e kur nuk të vyejmë me shku njëanshëm dhe e ke zgjedh një anëtare të VV-së në një pozicion shuëm të rëndësishme që absolutisht nuk duhet me pas punë me parti politike. A është legjitime ajo për mu kur unë s’kam marr pjesë as në përzgjedhje. E keni notuar një njerin që kemi fol me notat ma të mëdha . E keni shfrytëzuar një veç për kuorum. Një anëtari tjetër ja keni qit në fund një votë. Krejt këto janë gjëra që janë nevojë me u dikutu. Edhe arroganca e saj me ardh mem taku, edhe ashtu nuk shkon”, ka thënë Berisha.

Ndaj kësaj deklarate të Berishës ka reaguar edhe Dugolli.

“Është vendim i Kuvendit sepse ai e ka votu. Kërkesë ka bërë Komisioneri në Shqipëri”, ka thënë Dugolli.

“E për çka bre”, tha Berisha.

“Po me prit , me prit, kish me qenë në favor tonin”, iu kundërpërgjigj Dugolli.

“Kishe për bashkim kombëtar, diçka kështu a, se ju e keni lënë atë punë o vlla”, replikoi Berisha.

E këtë fjali të tij, Dugolli e konsideroi banalizim.

“Jo, je tu e banalizu”, tha Dugolli. .

Në ndërkohë Berisha i tha Dugllit se mund ta thërrasë Komisionerin e Shqipërisë në darka, por jo në Komision.

“Nuk e kemi ne në domen tonin dhe as nuk e kontrollojmë Komisionerin në Shqipëri, por qita në Kosovë. Edhe ky ka degraduar. E di sa problemet i kemi pasur dhe është komprometuar edhe përzgjedhja e kësaj tonës e ti po don me ma pru ata të Shqipërisë këtu. Ju muni me e thirrë kur të vjen këtu, e me shku e me hëngër darkë e mu kënaq me ta. Edhe këta e keni të tuajën. Po don me pru këtu me legjitimu këtu”, ka thënë ai.

Në këtë përplasje u përfshi edhe deputeti i LVV-së, Sali Zyba.

Por, Berisha reagoi ashpër ndaj Zybës duke i thënë që deputetëve të VV-së t’u mbaj fjalim në zyre të partisë.

“Sali ti ja u man fjalimin këtyre në VV, në zyre e jo neve këso lloj me na kallxu”, ka thënë Berisha.

“Nuk është fjalim por është çmontim i kësaj të pavërtete që ti po e thua”, i reagoi Zyba.

E për këso deklarata, Berisha i tha Zybës se e ka “Facebook”-un.

“Ti çmonton në ‘Facebook’ e jo këtu. Ti se ki obligim qitu hiq. Sot të dëgjuam”, ka thënë Berisha.

“Me kanë që më kishe dëgju kishe mësu diçka”, i reagoi Zyba.

“S’jom ka du me msu kurrgjë prej teje. Ski nevojë”, tha Berisha,

Teksa deputeti i VV-së deklaroi se nevojat i tij i përcakton ai vet.

“Nevojat e mija i caktojë unë e jo ti. A të drejtën tane si kryetar me ma marr fjalën e ki”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?