Bëhen 10 ditë nga zhdukja e një 14-vjeçareje nga Vitia në rrethana misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë për ta gjetur

Bëhen 10 ditë nga zhdukja e një 14-vjeçareje nga Vitia në rrethana misterioze, nëna e saj kërkon ndihmë për ta gjetur

Një vajzë 14-vjeçare me banim në fshatin Vërbovc, ka 10 ditë që është zhdukur në rrethana misterioze. Familja e ka raportuar ngjarjen në Polici të cilët kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes e cila rezulton e zhdukur që prej datës 7 qershor të këtij viti. Nëna […]

Nëna Zenetije Kasami, ka treguar se ka 10 ditë që ka humbur kontaktet me vajzën e saj, Fatimen, dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

Sipas saj, në ditën e 7 qershorit, Fatmija pasi kishte mbaruar mësimin në shkollën e fshatit Raminishtë të Vitisë, me autobus ishte nisur për në qytet, por nuk është kthyer më në shtëpi dhe as nuk i është lajmëruar familjes.

“Nga data 7 qershor, e hënë, nuk dim asgjë për vajzën, ajo prej shkollës në fshatin Raminishtë ku mëson është nis për në Viti me autobusë, aty pas orës 11:00 dhe më nuk është kthyer në shtëpi, një telefon që e ka pas me vete nuk po i bën, është në klasën e tetë. Po atë ditë e kam vërejt se çika nuk po vjen në shtëpi, kemi kërkuar gjithandej por asgjë, ajo është 14 vjeç. Kam shkuar në Polici kam njoftu për rastin, ata kanë filluar me kërku por ende nuk kanë mundur ta gjejnë. Me vete ka pas çantën e shkollës me libra, qysh u kanë gati për shkollë, ka pas veshur pantolla të zi dhe një bluz të hirt dhe me mbathje të bardha. Ajo thuhet se ka zbrit në stacionin e autobusëve në Viti ditën e hënë 7 qershor, dhe më askush nuk din se ku ka shkuar”, u shpreh ajo e shqetësuar për fatin e të bijës.

Sipas kësaj nëne, kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo dhe kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të autoriteteve për ta gjetur. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.

Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e saj, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192)./plustv/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?