BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për tri vendet tona fqinje

BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për tri vendet tona fqinje

Këshilli i Bashkimit Evropian e azhurnoi listën e vendeve, për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, dhe shtoi në të edhe Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi hyn në fuqi sot, kur “në bazë të kritereve dhe kushteve të përcaktuara në rekomandim, shtetet anëtare duhet t’i heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit nga […]

Vendimi hyn në fuqi sot, kur “në bazë të kritereve dhe kushteve të përcaktuara në rekomandim, shtetet anëtare duhet t’i heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit nga kufijtë e jashtëm, për banorët e këtyre vendeve”.

Azhurnimi i listës vjen pasi, në fillim të kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së rekomanduan heqjen e kufizimeve për nëntë vende, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kufizimet në udhëtime jothelbësore janë vendosur qysh në mars të vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së i ka hequr zyrtarisht këto kufizime për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.

Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Por, me heqjen e kufizimeve për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, lëvizja e lirë në territorin e BE-së do të gëzohet edhe nga ata qytetarë që nuk janë vaksinuar, sepse situata epidemiologjike në këto vende konsiderohet e kënaqshme, përkatësisht nën kontroll.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

BE i azhurnon listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend veç e veç.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?