BE ia përsëritë Kurtit: Nuk do të ketë fillim të ri të dialogut, por vetëm vazhdim

BE ia përsëritë Kurtit: Nuk do të ketë fillim të ri të dialogut, por vetëm vazhdim

Bashkimi Evropian (BE) pret që në takimin e nesërm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic të ketë vazhdim të negociatave për temat e mëparshme dhe marrëveshjet e dialogut, dhe jo ndonjë fillim të ri i dialogut siç kishte thënë kryeministri Kurti, konfirmuan zyrtarët e BE’së Bruksel. Zëdhënësi në […]

Zëdhënësi në Komisionin Evropian, Peter Stano, specifikoi për agjencinë Beta, pritet të marrë në konsideratë “një rrugë të mëtejshme në dialog që do të thotë vazhdim i këtij procesi i cili filloi në 2011”.

“Ky nuk është një dialog i vjetër, por një dialog i vazhdueshëm, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në të cilin,” nënvizoi zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE Josep Borrell, duke shtuar se “të dy partnerët po shkojnë drejt një të ardhme evropiane”.

“Në atë proces, kishte një ndryshim të partnerit,” vuri në dukje Stano, duke theksuar se Kurti zuri vendin e Kryeministrit të Kosovës, “por ajo që u premtua, ai proces mbetet i njëjtë”.

Zëdhënësi i Borrell nënvizoi se “të gjitha çështjet e diskutuara deri më tani në dialog, përveç shërbimeve të vullnetit të mirë të BE-së, janë dhe do të jenë gjithashtu në takimet e ardhshme të dialogut thelbësore për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që do të pasojë në fund të dialogu”.

Stano theksoi se presin që të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të tregojnë vullnetin dhe gatishmërinë e nevojshme për kompromis për të arritur përfundimisht në një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Duhet theksuar se Kurti, në anën tjetër, ka thënë vazhdimisht se në Bruksel “nuk është takim i vazhdimit te dialogut, por është takimi i parë që pritet ta kem me presidentin e Serbisë, me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë”, pos në tryeza e konferenca.

“Pra ky është takim i parë, dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, kishte thënë Kurti

Nesër, zyrtarët e BE-së Borrell dhe Miroslav Lajçak së pari do të bisedojnë veçmas me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe pastaj me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që të përcaktojnë se me cilat propozime të dy palët arritën në Bruksel para takimit të përbashkët.

Burimet e BE në Bruksel konfirmuan se Borrel do të bënte një deklaratë përpara raundit të dialogut, ndërsa deklarata përfundimtare mbi rezultatin e takimit do të jepet nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Pjesëmarrësit në takim nuk pritet të mbajnë konferenca të përbashkëta për shtyp, por pritet që Kurti dhe Vucic t’i drejtohen shtypit veçmas pas raundit të dialogut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?