Balenciaga bashkohet me Crocs – këto sandale mund të kushtojnë rreth 534 euro

Balenciaga është bashkuar me Crocs për të krijuar sandale dhe ky krijim i çuditshëm ka ‘tmerruar’ përdoruesit e mediave sociale. Dizajni i ri ka kombinuar sandalet prej gome me taka dhe vjen në një larmi ngjyrash. Ndërsa aktualisht është e paqartë se sa do të kushtojnë sandalet të cilat do të dalin në treg në […]
Dizajni i ri ka kombinuar sandalet prej gome me taka dhe vjen në një larmi ngjyrash.
Ndërsa aktualisht është e paqartë se sa do të kushtojnë sandalet të cilat do të dalin në treg në vitin 2022, një bashkëpunim i mëparshëm i Balenciaga dhe Crocs doli në shitje me 600 dollarë, kështu që besohet se ato do të shiten me pakicë rreth 650 dollarë.
“Balenciaga Crocs 2.0” u njoftuan më 6 qershor dhe u pritën me reagime të ndryshme – me shumë njerëz në internet të habitur nga pamja e pazakontë, shkruan Mirror.
“Unë i dua Crocs por një koleksion Balenciaga x Crocs është ajo që NUK na duhet”, tha një komentues.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Çfarë nuk është në rregull me njerëzit në Balenciaga? Nuk mund të vendos nëse është një shaka apo thjesht duke u tallur me njerëzit që i blejnë këto”.
Kjo nuk është hera e parë që Balenciaga dhe Crocs bashkëpunojnë.












