Bajrami: Qeveria Kurti po thotë qytetarët le të flejnë, se tash na jemi në pushtet e s’ka vjedhje

Deputetja Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin Hekuran Murati dhe qeverinë Kurti se nuk ka politika fiskale. “Qytetarët i kanë tërhequr paratë e Trustit për t’i shpenzuar. Rritja e qarkullimit nuk është more rezultat i Qeverisë të juaj. Leni këto punë e kthejuni punës. Pa punu e pa ba politika, nuk ka mundësi, se qytetarët e […]
Deputetja Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin Hekuran Murati dhe qeverinë Kurti se nuk ka politika fiskale.
“Qytetarët i kanë tërhequr paratë e Trustit për t’i shpenzuar. Rritja e qarkullimit nuk është more rezultat i Qeverisë të juaj. Leni këto punë e kthejuni punës. Pa punu e pa ba politika, nuk ka mundësi, se qytetarët e bizneset, paska ardhë qeveria Kurti e ata tuj pritë në rend në ATK me i pagu tatimet, qytetarët dhe bizneset gjithmonë kanë pagu tatime. Nëse uleni komod tani edhe thoni që nuk keni nevojë të punojmë, kemi ardhë në qeveri, po flejnë rahat sepse sipas jush nuk ka vjedhje”, ka thënë Bajrami./Periskopi/












