Azem Vllasi më 1981: Në punë po pranohen farefisi e kojshia, nuk zgjidhesh pa lidhje miqësore

Një fjalim i mbajtur nga funksionari i lartë komunist i Kosovës, Azem Vllasi, tregon mos-përparimin fatkeq të Kosovës tash e katër dekada. Punësimi i familjarëve tashmë është bërë një dukuri shumë e shëmtuar që po çohet përpara edhe nga Lëvizja Vetëvendosje përkundër që ekzistonte shpresa se ajo do të ndërpritej pas ardhejs në pushtet. Por, […]
Punësimi i familjarëve tashmë është bërë një dukuri shumë e shëmtuar që po çohet përpara edhe nga Lëvizja Vetëvendosje përkundër që ekzistonte shpresa se ajo do të ndërpritej pas ardhejs në pushtet.
Por, çka ndodhte në kohën kur Kosova kishte vetë-qeverisje lokale brenda ish Jugosllavisë.
Ja çka thotë Azem Vllasi:
“Ka keqpërdorime të pozitave udhëheqëse dhe sjellje burokratike. Nëse dikush i kritikon haptazi dukuritë e tilla negative, në organizatë punuese apo gjetiu – lehtë mund t’i ndërrohet vendi i punës apo të ndjejë pasoja tjera.” – kishte thënë z. Vllasi duke kritikuar mënyrën se si punësoheshin njerëzit në institucionet kosovare në vitin 1981.
“Gati është bërë pjesë e vetëdijes, pjesë rezonimi dhe logjike se asnjë problem nuk mund ta zgjidhësh nëse nuk ke farë lidhje miqësore, familjare. Në punë pranohen farefisi, kojshitë dhe në politikën e pranimit në punë vendos një rreth i ngushtë i njerëzve në mënyrë burokratike.” – shton më tej Vllasi, sikur të ishte duke folur për Kosovën e vitit 2021.
“Institucioni i konkurseve është bërë më qesharak meqëse kur shpallet konkursi, dikush veç është pranuar në punë.” – vijon ai.
Së fundi Vetëvendosje ka miratuar një propozim për emërimin si komisioner të një personi që ishte diskualifikuar nga komisioni ndërkombëtar i Britanisë së Madhe duke shkaktuar zemërimin edeh të Shoqërisë Civile.













