Autobusi tejkaloi në vijë të plotë, policia e gjobit nëpërmjet fotografive që mori nga qytetarët

Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët për ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion, ku forcat e rendit për bazë po marrin fotografitë dhe po gjobisin ata. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit, pjesëmarrës në komunikacion, i cili […]
Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët për ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion, ku forcat e rendit për bazë po marrin fotografitë dhe po gjobisin ata.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit, pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.













