Arsyetimi i Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës: Përleshjet me Sami Kurteshin në KQZ

Presidentja Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së Vjosa Osmanin në një lëvizje që duket se i shkon për shtat kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të tij në KQZ, Sami Kurteshit. Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës thuhet se ajo nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë. Kryesuesja e KQZ-se me veprimet e saj, […]
Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës thuhet se ajo nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë.
Kryesuesja e KQZ-se me veprimet e saj, sidomos pergjate procesit te zgjedhjeve te parakohshme te 14 shkurtit 2021. ka cenuar pavaresine dhe imegritetin e KQZ-se. Kryesuesja e KQZ-se, ne shume raste, nuk ka arritur te jete force e pavarur ndaj polarizimeve politike, keshtu duke pamundesuar balancin e nevojshem ne kete organ. Ne fakt, ne disa raste. sjelljet e Kryesueses jane te njejta me ato te disa perfaqesuesve te partive politike ne KQZ. Rrjedhimisht, Kryesuesja qofte me veprim apo mosveprim, ka kontribouar ne pershkallezim te situates pergjate mbledhjeve te ketij organi”, thuhet nder tjerash ne vendimin e presidentes.
Daka gjatë këtyre mbledhjeve kishte pasur përplasje me përfaqësuesin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshin.
Tutje, thuhet se kryetarja e KQZ-ja e kishte shkelur ligjin në disa raste, ndërsa organi që merret me organizimin e zgjedhjeve akuzohet se është përballur me probleme të vazhdueshme për organizimin e zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së akuzohet në arsyetimin e vendimit edhe se ka përdorur strategji diskriminuese ndaj një grupi qytetarësh.
Presidentja Vjosa Osmani ka kohë që nuk pajtohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën. Në janar, ajo kishte paralajmëruar masa ndaj institucionit që i organizon zgjedhjet, ndërsa u raportua se edhe si ushtruese e detyrës së presidentes atë kohë, mund t’i shkojë mendja edhe ta shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së.
Në emër të mbrojtjes së integritetit të KQZ-së, që nga janari u paralajmërua mundësia që Vjosa Osmani ta shkarkonte kryetaren e këtij organi, Valdete Dakën.












