Arrestohet drejtori i KPM’së, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet drejtori i KPM’së, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi është arrestuar sot nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Latifi është arrestuar paraditen e së mërkurës pas dyshimeve për përfshirje në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë prej 8,000.00 euro, për të cilin u arrestua të martën drejtori i Financave […]

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi është arrestuar sot nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Latifi është arrestuar paraditen e së mërkurës pas dyshimeve për përfshirje në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë prej 8,000.00 euro, për të cilin u arrestua të martën drejtori i Financave dhe Administratës së KPM-së, Arben Bilalli.

Me urdhër të prokurores së rastit, Latifi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Visar Rrecaj, avokati i Luan Latifit.

“[Luan Latifi] është arrestuar sot në cilësinë e të dyshuarit, nën dyshimin për veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave”, ka thënë Rrecaj.

Latifi, i intervistuar për rreth tri orë nga hetuesit policorë të mërkurën, ka mohuar përfshirjen e dyshuar të tij në rast. Përfaqësuesi ligjor i kryeshefit të KPM-së ka thënë se klienti i tij nuk është i përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohet.

“Intervistimi ka filluar rreth orës 12:00. Ai është ndaluar aty rreth orës 11:30. Latifi nuk ka kurrfarë lidhje me rastin e djeshëm. Asnjë nga veprat nuk i kemi pranuar dhe nuk është i përfshirë në ato vepra”, ka thënë avokati i Latifit. “Atij ka mundur t’i jetë përmendur emri si kryeshef ekzekutiv i KPM-së, por ai nuk ka kurrëfar lidhje me rastin e drejtorit të Financave”.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestoi të martën drejtorin e Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur për Media, Arben Bilalli.

Bilalli dyshohet se ka kërkuar 8 mijë euro nga pronari i një biznesi, bazuar në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Shtetit.

Arrestimi i Bilallit ndodhi nën dyshimin për marrje ryshfeti në vlerë prej 8,000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

Bilalli është në pozita të larta në Komisionin e Pavarur për Media që nga viti 2008.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?