Arifi: Qeveria s’mund të bëjë veprime adoleshente sikur votimi i Kurtit në Shqipëri

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, ka thënë se Qeveria Kurti deri më tani nuk ka bërë skandale të mëdha. “Për korrupsion nuk mund të themi asgjë për këtë qeveri. Nuk ka skandale të mëdha. Sa i përket disa vetive, kushërinjtë i ka bërë “të mirë” dhe “të fqinj”. Vet kanë proklamuar se nuk do […]
Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, ka thënë se Qeveria Kurti deri më tani nuk ka bërë skandale të mëdha.
“Për korrupsion nuk mund të themi asgjë për këtë qeveri. Nuk ka skandale të mëdha. Sa i përket disa vetive, kushërinjtë i ka bërë “të mirë” dhe “të fqinj”. Vet kanë proklamuar se nuk do të kenë kushërinj nëpër institucione. Në Kosovë ka shumë vajza dhe shumë djem të aftë që nuk janë kushërinj të dikujt”, është shprehur Arifi.
Ai në Info Magazine ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes në politikën e jashtme.
“Politika e jashtme do të jetë testi më i madh i Qeverisë Kurti. Nuk mund të ketë thënie adoleshente apo veprime adoleshente sikur votimi i Kryeministrit Kurti në Shqipëri. Nuk mund të ketë thënie adoleshente, jo e duam, jo se duam bashkimin [kombëtar].
“SHBA-ja nuk është shtet naiv që mund ta mashtrojmë me parulla populiste”.












