Arabia Saudite lejon Haxhin për 60 mijë besimtarë të vaksinuar

Arabia Saudite ka vendosur t’i lejojë 60.000 besimtarë të vaksinuar kundër koronavirusit kryerjen e ritualit të Haxhit këtë vit. Por autoritetet theksuan se kjo dritë jeshile vlen vetë, për vendasit, pasi të huajt nuk do të lejohen të marrin pjesë. Zyrtarët sqaruan se ceremonitë do të jenë të hapura “për shtetasit dhe banorët e mbretërisë, […]

Arabia Saudite ka vendosur t’i lejojë 60.000 besimtarë të vaksinuar kundër koronavirusit kryerjen e ritualit të Haxhit këtë vit.

Por autoritetet theksuan se kjo dritë jeshile vlen vetë, për vendasit, pasi të huajt nuk do të lejohen të marrin pjesë.

Zyrtarët sqaruan se ceremonitë do të jenë të hapura “për shtetasit dhe banorët e mbretërisë, me një numër të kufizuar në 60.000 pelegrinë”.

Ata theksuan se personat e moshës 18 deri 65 vjeç “që dëshirojnë të kryejnë Haxhin nuk duhet të kenë sëmundje kronike dhe të jenë të vaksinuar”.

Kjo ceremoni tërheq çdo vit më shumë se 2 milionë vizitorë në qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës.

Haxhi këtë vit është planifikuar të mbahet në datat 17 deri në 22 korrik. Në 2020-tën, ai u zhvillua me vetëm 1000 besimtarë.

Për të dytin vit me radhë shumë vende tashmë kanë anuluar pelegrinazhet e tyre të organizuara nga shteti për në Mekë.

Rituali pesëditor është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë një herë në jetë secili mysliman që ka aftësi fizike dhe mund ta përballojë udhëtimin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?