Analisti pas shkarkimit të Dakës: Noterja Vjosa Osmani nënshkroi vendimin e Albinit

Analisti i mirënjohur i politikës, Petrit Zogaj, ka reaguar pas lajmit se Vjosa Osmani ka shkarkuar nga pozita e kryetares së KQZ-së znj. Valdete Daka. Periskopi kishte nxjerrë lajmin në mëngjes se Dakës i ishte kërkuar të jepte dorëheqje në këmbim të një mirënjohjeje nga ana e Vjosa Osmanit. Daka kishte refuzuar. Më pas, Osmani […]
Periskopi kishte nxjerrë lajmin në mëngjes se Dakës i ishte kërkuar të jepte dorëheqje në këmbim të një mirënjohjeje nga ana e Vjosa Osmanit.
Daka kishte refuzuar.
Më pas, Osmani shkarkoi znj. Daka nën arsyetimin se kishte qenë e anëshme në mbledhjet e KQZ-së, ndër tjerash.
Analisti Petrit Zogaj ka konsideruar që Osmani Sadriu thjesht ka nënshkruar një vendim të përpiluar nga kryeministri Albin Kurti.
“Uzurpatorët e rinj.” – i quan z. Zogaj pushtetarët e rinj.
Statusi i plotë:
Uzurpatoret e rinj. Noterja Vjosa Osmani e paska nenshkru vendimin qe Albini e ka perpilu, e gjithe kjo, me e nenshtru cdo institucion kredibil.












