Analistët thonë se Asociacioni po e vë në vështirësi kryeministrin Kurti

Analistët thonë se Asociacioni po e vë në vështirësi kryeministrin Kurti

Deklarata e Ambasadorit amerikan në Kosovë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të implementohet ka rikthyer vëmendjen e opinionit publik te kjo temë e ndjeshme. Kosnett të mërkurën tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Kryeministri Kurti duke komentuar […]

Kosnett të mërkurën tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kryeministri Kurti duke komentuar deklaratat e ambasadorit Kosnett, tha se Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë partitë opozitare nuk kanë të drejtë ta kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“LDK dhe PDK duhet ta lusin Albin Kurtin ta implementojë Asociacionin pasi ato vet e kanë nënshkruar atë”, tha Mushkolaj.

Ai thotë se do të ishte gabim nëse kjo temë hapet sërish në Bruksel.

“Asociacionin e kemi marrë obligim. Zoti Kurti nuk është se nuk e ka ditur që dialogu do të jetë prioritet, përfshirë këtu edhe Asociacioni. Atij i ka mbetur në dorë një patate e nxehtë”, shtoi Mushkolaj

Xhevdet Pozhari thotë se Albin Kurti nuk duhet ta mbështesë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ai duhet t’iu qëndrojë besnik parimeve që i ka proklamuar deri më tani. Mos të harrojmë se Asociacioni ishte mollë sherri edhe për rënien e Qeverisë Kurti 1 dhe qytetarët kanë pasur parasysh edhe qëndrimet për Asociacionin”, deklaroi Pozhari.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se versioni i Asociacionit të vitit 2013 nuk mund të kontestohet pasi sipas tij ajo është votuar si marrëveshje ndërkombëtare.

“Kur votohen marrëveshjet ndërkombëtare ato nuk pyesin fare as kushtetutën. Mirëpo Serbia nuk i ka zbatuar disa pjesë të saj, prandaj ne kemi të drejtë për anulimin e saj…Mirëpo çështja është nëse ne jemi të gatshëm për t’u futur në dialog për të bërë kompromise në mënyrë që të marrim njohjen nga Serbia”.

Ymeri megjithatë thotë se Kosova duhet të kërkojë nga ndërmjetësuesit të dijë se cili është ky kompromis për të ardhur njohja nga Serbia.

“Nëse kompromisi është diçka e madhe që pengon funksionimin e shtetit të Kosovës, atëherë Kosova nuk ka interes të vazhdojë me dialogun”, shtoi Ymeri.

Dardan Gashi thotë se ndërkombëtarët nuk janë më të gatshëm të vazhdojnë të mbështesin Kosovën nëse ne nuk jemi të gatshëm për të zgjidhur problemin me Serbinë.

“Realitetet nuk mund të refuzohen. Edhe Marrëveshjen e Vjenës nuk e pranoi Serbia, por ajo rezultoi me Pavarësinë e Kosovës”.

Gashi thotë se Kosova është e varur tërësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Arton Demhasaj thotë se Kosova nuk ka nevojë domosdoshmërisht për njohjen nga Serbia, por sipas tij dialogu është i nevojshëm për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Dialogu është i domosdoshëm për të na njohur pesë vendet e BE-së. Ende nuk na njeh NATO e Bashkimi Evropian”, shtoi Demhasaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?