Amerika teston ‘përbindëshin bërthamor’ në det të hapur: Kushtoi 43 miliardë dollarë, u ndërtua për 12 vjet

Amerika teston ‘përbindëshin bërthamor’ në det të hapur: Kushtoi 43 miliardë dollarë, u ndërtua për 12 vjet

Marina amerikane ka krijuar një shpërthim të fuqishëm në det të hapur duke përdorur mijëra kilogramë eksplozivë, i cili shkaktoi një tërmet artificial me magnitudë 3,9 i shkallës rihter, për të testuar qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses gjigante USS Gerald R. Ford. Shpërthimi ndodhi pranë “përbindëshit bërthamor”, rreth 100 milje larg brigjeve të Floridës. Me anë të […]

Marina amerikane ka krijuar një shpërthim të fuqishëm në det të hapur duke përdorur mijëra kilogramë eksplozivë, i cili shkaktoi një tërmet artificial me magnitudë 3,9 i shkallës rihter, për të testuar qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses gjigante USS Gerald R. Ford.

Shpërthimi ndodhi pranë “përbindëshit bërthamor”, rreth 100 milje larg brigjeve të Floridës. Me anë të një postimi në Tëitter, Marina amerikane konfirmoi qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses, e cila mund të vijojë misionin e saj pavarësisht nga goditjet që mund të marrë.

Qëlimi i këtij testimi ishte të provonte reagimin e aeroplanmbajtëses nga tronditjet e shkaktuara nga shpërthimi në afërsi të saj.

Si pasojë e shpërthimit në det të hapur, autoritetet sizmologjike amerikane regjistruan një tërmet me magnitudë 3,9 të shkallës rihter.

USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.

Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.

Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë),  dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?