Ambasadorja: Rumania mban qëndrimin e saj për të mos e njohur Kosovën

Ambasadorja e Rumanisë në Beograd, Silvia Davidoiu, tha se vendi i saj mbetet i përkushtuar për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. “Vetëm zgjidhja që është e pranueshme për Serbinë, është e pranueshme për Rumaninë në lidhje me Kosovën”, citohet të ketë thënë ajo. Ajo deklaroi se Rumania është e interesuar ta intensifikojë bashkëpunimin me […]
Ambasadorja e Rumanisë në Beograd, Silvia Davidoiu, tha se vendi i saj mbetet i përkushtuar për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.
“Vetëm zgjidhja që është e pranueshme për Serbinë, është e pranueshme për Rumaninë në lidhje me Kosovën”, citohet të ketë thënë ajo.
Ajo deklaroi se Rumania është e interesuar ta intensifikojë bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë dhe të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ajo shtoi se Rumania “fuqimisht” e mbështet Serbinë në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.












