Ambasadorja amerikane: Siç e dini, Biden e bëri të qartë, do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që destabilizojnë Ballkanin

Ambasadorja amerikane: Siç e dini, Biden e bëri të qartë, do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që destabilizojnë Ballkanin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka komentuar urdhërin e ri të presidentit, Joe Biden, që t’u ndalohet hyrja në ShBA, të gjithë atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Në një konferencë të OSBE-së me temën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, ambasadorja Kim ka […]

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka komentuar urdhërin e ri të presidentit, Joe Biden, që t’u ndalohet hyrja në ShBA, të gjithë atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë të OSBE-së me temën “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, ambasadorja Kim ka thënë se urdhri i Bidenit synon që të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut.

‘’Siç e dini, presidenti Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë të qartë se korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për të gjithë botën. Dhe ata i kanë udhëzuar të gjitha agjensitë qeveritarë amerikane të mbrojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre prej dëmeve që shkaktojnë krimet e rënda dhe abuzimet me të drejtat e njeriut, siç është trafikimi i qenieve njerëzore dhe ndikimi i tij mbi sigurinë tonë kolektive”.

Tutje, ambasadorja Kim tha se destabilizuesit përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së.

“Nëse përfshiheni në trafikimin e qenieve njerëzore, ne mund t`ju ndalojmë hyrjen në SHBA duke pezulluar vizën tuaj amerikane. Nëse e keni tashmë atë vizë, nuk do t`iu hyjë në punë për asgjë. Nëse trafikoni qenie njerëzore, SHBA do të ndërmarrë veprime kundër pronës suaj nëse ka ndonjë lidhje me SHBA”, deklaroi ajo.

Në konferencën e sotme, mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili tha se BE për luftimin e kësaj dukurie negative do t’ju ndihmojë edhe vendeve joanëtare si Shqipëria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?