Ambasadorët shqiptarë i bëjnë thirrje Lajçakut që të vetëpërmbahet nga reagimet emocionale

Ambasadorët shqiptarë i bëjnë thirrje Lajçakut që të vetëpërmbahet nga reagimet emocionale

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mirëpritur rinisjen e bisedimeve mes Kosovȅs dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre ndër-shtetërore. Këto bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, si rruga e vetme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Kjo, […]

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mirëpritur rinisjen e bisedimeve mes Kosovȅs dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre ndër-shtetërore.

Këto bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, si rruga e vetme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Kjo, jo vetëm që do ishte në interesin më të mirë të të dyja vendeve, por do ishtë një hap i madh drejt forcimit të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euro-Atlanike të rajonit tone”.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë është pandashmërisht i lidhur me garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet, respektimin e parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe mbrojtjen dhe avancimin e pozitës së pakicave entike”.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhȅnieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të arrihet brenda këtyre parimeve, të sanksionuara edhe në paketën Ahtisaari dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Këshilli i Ambasadorevë Shqiptarë e konsideron të domosdoshme të theksojë se perspektiva Euro-Atlantike është forca kryesore shtytëse drejt një stabiliteti dhe prosperiteti të qëndrueshȅm të Ballkanit.

“Në këtë sfond, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson rëndësinë e liberalizimit sa më parë të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian, tashmë kur të gjitha kushtet janë përmbushur prej kohësh”.

“Këshilli i Ambasadorȅve Shqiptar inkurajon përfaqȅsuesit e Republikës sȅ Kosovȅs dhe të gjitha forcat politike në Kosovë që të angazhohen me vetbesim dhe profesionalizëm në bisedimet me Republikȅn e Serbisë, të mbështetura nga BE dhe SHBA”.

“KASH gjithashtu inkurajon ndërmjetësin e BE Lajçak, që në këtë proces të vijojë të udhëhiqet nga parimet mbi të cilat është ndërtuar dialogu duke ushtruar vetëpërmbajtje prej qëndrimeve emocionale të padobishme”, thuhet në komunikatën e këtij këshilli.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s dhe vlerat Euro-Atlantike janë të mishëruara thellë në themelin shtetit të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?