Ambasada e Shqipërisë për urdhrin ekzekutiv: Në përputhje me integrimin e Ballkanit në strukturat europiane

Ambasada e Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv të lëshuar nga Joe Biden, presidenti i SHBA-së. Nga Ambasada në rrjetin social Twitter shkruajnë se urdhri ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike dhe ato të BE-së. “Presidenti Joe Biden miratoi dje një Urdhër Ekzekutiv të […]
Nga Ambasada në rrjetin social Twitter shkruajnë se urdhri ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike dhe ato të BE-së.
“Presidenti Joe Biden miratoi dje një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; & përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera”.
“Një referencë e qartë për Flag of Albania bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Flag of United States & BE kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane & Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, kanë shkruar nga Ambasada.












