Ambasada e Britanisë reagon pas shkarkimit të Dakës: Të vendosin institucionet për ligjshmërinë e tij

Ambasada e Britanisë reagon pas shkarkimit të Dakës: Të vendosin institucionet për ligjshmërinë e tij

Çështja e shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së e më pas arsyetimi që u dha nga presidentja Osmani për një vendim të tillë kanë ngjallur reagime të mëdha në Kosovë. Forma e shkarkimit si dhe arsyetimi i vendimit nga njohës të çështjeve juridike, mirëpo edhe nga opozita po konsiderohen tërësisht jo […]

Forma e shkarkimit si dhe arsyetimi i vendimit nga njohës të çështjeve juridike, mirëpo edhe nga opozita po konsiderohen tërësisht jo ligjore. Si rrjedhojë, vendimi i presidentes Osmani mund të përfundojë shumë shpejt në Kushtetuese, ashtu siç paralajmëroi sot vet Valdete Daka.

Në lidhje me veprimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës, në një përgjigje ekskluzive për lajmi.net kanë folur ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Këta të fundit kanë thënë se janë në dijeni për zëvendësimin e kryesuesit të KQZ-së dhe reagimet në lidhje me vendimin. Në të njëjtën kohë, Britania e Madhe thekson se institucionet e Kosovës duhet të vendosin nëse ky vendim mund të kundërshtohet ligjërisht, pra përmes gjykatave.

“Ne jemi të informuar për zëvendësimin e kryetarit të KQZ-së dhe reagimet për vendimin. Institucionet kosovare duhet të vendosin nëse ky vendim mund të kundërshtohet ligjërisht”, kanë thënë për lajmi.net në një përgjigje nga ambasada britanike.

E vet Valdete Daka në një adresim para mediave ka thënë se presidentja Osmani ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e saj gjatë fushatës.

Ajo ka thënë se arsyetimet e dhëna nga Osmani janë qesharake dhe se vendimi është tërësisht i porositur.

“Ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Ky vendim është jo kushtetues dhe jo ligjor. Arsyetimet janë qesharake dhe shihet qartë se është vendim i porositur”, tha ajo.

Për shkarkimin e Dakës ndërkaq ka pasur reagime të shumta edhe nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat kanë vënë theksin tek rrezikimi i demokracisë në vend duke aluduar në një vendim arbitrar të Vjosa Osmanit, jo të bazuar në fakte dhe puro-politik.

Në vend të Valdete Dakës, kryesues në KQZ është emëruar Kreshnik Radoniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?