Albin Kurti me ministra mbërrin shumën e 6 milionë e 49 mijë euro veç me pasuri të paluajtshme

Populli i Kosovës është befasuar dje me pasurinë marramendëse të zyrtarëve qeveritarë të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një pasuri kjo që binte ndesh me deklarimet e shpeshta për popullin e varfër. Por, sa është pasuria e paluajtshme e gjithë kabinetit Kurti? Në veçanti, në raportimet e djeshme bëri bujë ministri Liburn Aliu i cili […]
Në veçanti, në raportimet e djeshme bëri bujë ministri Liburn Aliu i cili kishte blerë shtëpi në lagjen luksoze Marigona Hill.
Sidoqoftë, Aliu është ndër më varfanjakët në kabinetin e Albin Kurtit të shqyrtuar nga Periskopi. Ne shqyrtuam vetëm kryeministrin me dy zëvendëskryeministra dhe me katërmbëdhjetë ministrat e tij.
Liburn Aliu ka një pasuri të paluajtshme që vlen 100 mijë, por as që mund t’i avitet pasurisë së disa zyrtarëve të tjerë.
Më të pasurit janë Xhelal Sveçla me pasurinë që i vlen 1 milion e 950 mijë euro, pastaj Armend Mehaj me 907 mijë, Emilija Redzepi me 470 mijë e Besnik Bislimi me 448 mijë, përcjell Periskopi.
Ndërkohë, zyrtarët me pasurinë më modeste janë Albulena Haxhiu me 60 mijë, Arbërie Nagavci me 70 mijë e Rozeta Hajdari me 50 mijë euro pasuri të paluajtshme.
Kujtojmë lexuesit që në këtë artikull nuk janë përfshirë veturat dhe parat e gatshme të zyrtarëve qeveritarë.
Shuma e përgjithshme e pasurisë së paluajtshme të shtatëmbëdhjetë zyrtarëve është 6 milionë e 49 mijë euro.
Zyrtarët e përfshirë janë: Albin Kurti (400 mijë), Fikrim Damka (145 mijë), Emilija Redzepi (470 mijë), Besnik Bislimi (448 mijë), Arbërije Nagavci (70 mijë), Faton Peci (338 mijë), Albulena Haxhiu (60 mijë), Artane Rizvanolli (75 mijë), Hekuran Murati (61 mijë), Rozeta Hajdari (50 mijë), Hajrulla Çeko (190 mijë), Armend Mehaj (907 mijë), Liburn Aliu (100 mijë), Xhelal Sveçla (1 milion e 950 mijë), Donika Gërvalla Schwarz (120 mijë), Arben Vitia (400 mijë), Elbert Krasniqi (225 mijë).












