Aktivisti shembullor: Liburn Aliu nuk e ka një por dy shtëpi në luksozen Marigona Hill

Aktivisti shembullor: Liburn Aliu nuk e ka një por dy shtëpi në luksozen Marigona Hill

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu sipas deklarimit të pasurisë që ka bërë, ka banesë në “Marigona Hill” që kap shifrën e 103 mijë eurove. Jo vetëm Aliu, por edhe babai i tij ka banesë në këtë lagje të Prishtinës. Në “Marigona Hill” nuk ka vetëm Aliu banesë. Ai ka deklaruar se […]

Në “Marigona Hill” nuk ka vetëm Aliu banesë. Ai ka deklaruar se një banesë prej 89 metrash katrorë posedon edhe prindi, vlera e së cilës e kapë shifrën e 64 mijë eurove, ndërsa kanë mbet për tu paguar edhe 23 mijë euro. Të njëjtën, Librun Aliu e kishte përshkruar edhe në deklarimin e pasurisë për vitin 2020.

“Si sqarim shtesë në lidhje me detyrimin financiar ndaj “Marigona Hill” shpk. Me këtë kompani është lidhur edhe një para-kontratë për blerje të banesës me vlerë 103,000.00€ me 19 tetor 2020, në mes të kësaj kompanie dhe mua personalisht, nga të cilat janë paguar 20,000.00€ janë paguar (pas mjeteve të marra të kompensimit për ish të burgosurit politikë) dhe 83,000.00€ kanë mbetë të papaguara me afat deri në dhjetor 2023, me mundësinë e ndryshimit të kontratës në rast të mosarritjes së realizimit të pagesës”, thuhet në sqarimet që ministri Librun Aliu ka thënë në deklarimin e pasurisë.

Në emër të bashkëshortes, Aliu ka deklaruar edhe një banesë tjetër së bashku me garazh 90 metra katror vlera e së cilës është përshkruar 85 mijë euro.

Aliu ka deklaruar edhe tokë vlera e të cilës është përshkruar 15 mijë euro.

Gjatë këtij viti, Ministri Aliu ka blerë edhe një veturë të tipit BMW, vlera e të cilës është 6 mijë e 500 euro. Të njëjtën ai ka thënë se ka blerë me kredi. Ndërsa, në deklarimin e vitit të kaluar, ai posedonte një veturë të tipit golf 4.

Aliu si para të gatshme në bankë i ka 1 mijë e 915 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar para të gatshme në bankë 6 mijë e 150 euro.

Të hyrat vjetore të ministrit sipas deklarimit janë 22 mijë 639 euro, por gjatë kohës sa Aliu mbante pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës. 1 mijë e 128 euro nga Kolegji “UBT” ku Liburn Aliu është i angazhuar si ligjërues ndërsa ai ka përshkruar edhe kompensimin për ish të burgosurit politikë në vlerë prej 25 mijë e 350 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?