Ahmeti: Pacienti me variantin afrikan të COVID-19 nuk kishte udhëtuar jashtë Kosovës

Ahmeti: Pacienti me variantin afrikan të COVID-19 nuk kishte udhëtuar jashtë Kosovës

Infektologu , Salih Ahmeti  ka folur mbi variantin afrikan të COVID-19 që është shfaqur te një pacient në Kosovë. Salih Ahmeti tha se kohët e fundit në Kosovë, ashtu si në Evropë, infektimet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm, mirëpo shfaqja e varianteve të reja, siç ishte edhe varianti afrikan, është gjithmonë e mundshme. “Edhe në vendet […]

Salih Ahmeti tha se kohët e fundit në Kosovë, ashtu si në Evropë, infektimet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm, mirëpo shfaqja e varianteve të reja, siç ishte edhe varianti afrikan, është gjithmonë e mundshme.

“Edhe në vendet evropiane por edhe tek ne, pati një ulje shumë të shpejtë e të theksuar të rasteve me COVID-19 dhe një situatë më të dukshme dhe të stabilizuar sa i përket formave të rënda të sëmundjes, por edhe të atyre që kanë rezultuar pozitivë në rastet e përditshme. Sot, në mostrat e një pacienti ka rezultuar se tek ai është i pranishëm varianti afrikan. Këto variante janë të mundshme, të pritshme.  Ky është rasti parë me variantin afrikan”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti tha se pacienti nga Kosova nuk ka pasur ndonjë udhëtim jashtë vendit dhe për këtë, institucionet përkatëse në Kosovë do të bëjnë hulumtimet e nevojshme tek kontaktet e afërta të pacientit me variantin afrikan.

“Është pacient kosovar që nuk ka pasur udhëtime jashtë dhe sot po bëhen gjurmime në rastet e afërta të kontaktit për të dhënë shpjegime më të qarta rreth mundësisë së marrjes së infeksionit.  Mendoj se ne jemi një vend shumë i afërt me vende të tjera dhe meqenëse varianti afrikan në vendet e evropiane, bën që prania e këtij rasti në Kosovë të mos jetë befasuese”, u shpreh mjeku infektolog.

Salih Ahmeti tha se sipas informacioneve të deritanishme, në aspektin klinik varianti afrikan nuk paraqet ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Ky variant jep manifestime klinike të ngjashme me variantin origjinal ose atë britanik, të cilët kanë qenë të pranishëm në Kosovë.

Pacienti i hospitalizuar, sipas Ahmeti, ka simptoma të ngjashme me pacientët e infektuar me variantin origjinal, ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, mirëpo kuadri i tij klinik është pak i rënduar.

“Aktualisht edhe pacienti që kemi të hospitalizuar është një pacient i zakonshëm.  Sikurse edhe tek format e variantit origjinal, manifestimet klinike mund te jenë nga më të lehtat te më të rëndat. Pacienti ka një kuadër klinik të rënduar, por është shumë i stabilizuar. Ne po bëjmë më të mirën që gjendja të përmirësohet”, u shpreh z. Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?