Abdullahu: VV tha se do ta bashkonte Kosovën me Shqipërinë, tash po i ndan e përçan

Ish analisti dhe anëtari i PDK-së, Faton Abdullahu, ka qortuar Qeverinë Kurti II për raportet e ftohta të Kosovës me Shqipërinë. Ai ka marrë shkas për shkrimin e radhës në vizitën e kryekuvendarit Glauk Konjufca në Shqipëri, ku nuk u prit fare nga kryeministri Edi Rama. Abdullahu e ka bërë me faj pikërisht Qeverinë Kurti […]
Ai ka marrë shkas për shkrimin e radhës në vizitën e kryekuvendarit Glauk Konjufca në Shqipëri, ku nuk u prit fare nga kryeministri Edi Rama.
Abdullahu e ka bërë me faj pikërisht Qeverinë Kurti për një gjë të tillë.
“Kjo Qeveri ka thënë se do ta bashkoj Kosovën me Shqipërinë, tani po e bën mu të kundërtën, po i ndanë e përçanë ato.” – shkruan z. Abdullahu, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që Vetëvendosje vazhdimisht ka proklamuar se do të bënte Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë duke e cilësuar të padrejtë mos-lejimin e një gjëje të tillë.
Tash e sa kohë, kjo parti politike nuk ka përmendur më një gjë të tillë.
Statusi i plotë:
Në emër të bashkimit kombëtar, në emër të përdorimit të flamurit kuq e zi, VV ka marrë shumë vota dhe ka fitu shumë simpati, sidomos në zgjedhjet e fundit. Sot raportet e Qeverisë aktuale të Kosovës me Tiranën zyrtare kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe gjasat që ato të riparohen nuk po duken se janë afër. Këtë më së miri e Ilustron vizita e z. Konjufca në Tiranë dhe mos takimi me Kryeministrit Rama. Unë mendoj se kjo po ndodh për fajin e Qeverisë Kurti. Kjo përveç tjerash edhe pse tash sa kohë VV dhe Kurti, qasjen ndaj forcave politike të Shqipërisë, pa përjashtime, e ka dhe e ka pasur të njëjtë si ndaj forcave politike të Kosovës – të gjithë janë hajna, të korruptuar, dhe duhet të ikin. Kjo qasje përjashtuese, ky mosrespektim i votës së qytetarëve të Shqipërisë, tani me të drejt po i kthehet Qeverisë Kurti si bumerang. Kjo Qeveri ka thënë se do ta bashkoj Kosovën me Shqipërinë, tani po e bën mu të kundërtën, po i ndanë e përçanë ato. Po ama, votat dhe simpatitë e fituara me këtë kauzë kjo Qeveri i ka në xhep. S’ka që ja merr.












