AAK mbështet procesin e nënshkrimeve për ta dërguar vendimin e Osmanit në Kushtetuese

AAK mbështet procesin e nënshkrimeve për ta dërguar vendimin e Osmanit në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e nënshkrimeve për ta dërguar Vjosa Osmanin, presidenten e vendit, në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Valdete Dakës, nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor. Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, për klankosova.tv ka deklaruar se “Po. Aleanca e […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e nënshkrimeve për ta dërguar Vjosa Osmanin, presidenten e vendit, në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Valdete Dakës, nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, për klankosova.tv ka deklaruar se “Po. Aleanca e ka përkrahur referimin e çështjes së shkarkimit të znj. Dakaj, në Kushtetuese”.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese rastin e shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentes Vjosa Osmani.

“Vendimi i Presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik”, është shprehur Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së.

“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”.

Hoxhaj përmes Facebook ka falënderuar deputetët e opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?